-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

14 vjeçari që kreu masakrën në Beograd para vrasjes kishte kërkuar në Google “Vrasësit më masiv në botë”

14-vjeçari që tronditi Beogradin, duke kryer një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, Kosta K., përdorte Google për të kërkuar pothuajse çdo ditë vrasësit më masiv në botë.

Ngjarja kishte ndodhur me 3 maj, ku Kosta K., nxënës i klasës së 7-të vrau tetë nxënës, një roje dhe plagosi shtatë persona të tjerë.

 

“U habitëm kur morëm vesh se kërkimi i tij i përditshëm kishte të bënte me atë se cilët janë vrasësit më masivë në mbarë botën. Si vranë, çfarë përdorën, cilët ishin viktimat e tyre…Ka kontrolluar shpesh edhe El Chapon duke kërkuar informacione të reja për të”, thotë një burim pranë hetimeve.

Kosta K., raportohet se ka parë filma dhe seriale që tregojnë vuajtjet e familjeve të të vrarëve. Ai planifikoi krimin për një muaj. Policia gjeti edhe dy shënime në tavolinën e tij. Në njërën është një hartë e lëvizjes nëpër shkollë dhe në tjetrën janë emrat e 16 fëmijëve. Në listën për likuidim kishte fëmijë që djali nuk i njihte. Dyshohet se i donte të vdekur sepse ishin më të mirë se ai.

Për faktin se K.K nuk është penalisht përgjegjës, ai hulumtoi edhe Kodin Penal të Serbisë, ndërsa në lidhje me masakrën që e kishte kryer, ai nuk u penduar asnjëherë.

Të mërkurën e 3 majit, ai erdhi në shkollë me dy pistoleta të babait të tij dhe 4 kokteje molotovi. Fillimisht qëlloi rojen, më pas tre vajza në sallë, më pas hyri në klasë dhe vrau pesë shokë të klasës, plagosi mësuesin e historisë dhe gjashtë nxënës.

Sic raportohet, pas masakrës ai është hedhur nga dritarja dhe ka lajmëruar policinë. Ai hyri në shkollë në orën 08:40 dhe thirri policinë dy minuta më vonë.

Kosta K., qëlloi 57 të shtëna ndaj viktimave.

Pas krimit është arrestuar edhe babai i tij V.R. Atij i është caktuar masa e paraburgimit.
Babai i tij ka deklaruar se arma e tij ishte në një kasafortë të koduar dhe se nuk e dinte se si e kishte marrë djali.

Policia ka marrë për ekspertizë edhe 5 armë të tjera, kompjuterë dhe sendet e djalit nga banesa ku jetonin.

Kosta K, aktualisht gjendet në seksionin e psikiatrisë së fëmijëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img