6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

14 te vdekur dhe 2 mijë e 541 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 14 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mijë e 541  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.

Njoftimi i MSH’së:

#Bashkëiadalim 25 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.618 testime, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.

Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img