4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

130 mijë vetura hyjnë brenda ditës në Prishtinë, ky është plani i komunës sipas Alban Zogajt për kaosin në trafik

Nënkryetar i Prishtinës Alban Zogaj, në një intervistë për Gazeta Blic ka folur për katër projektet madhore, sipas tij të kryetarit Përparim Rama, që do të realizohen gjatë mandatit katër vjeçar , e që janë Rruga A, lidhja e Lagjes Arbëria me Qendrën, Sheshin Xhorxh Bush, testimin e komunikacionit në Prishtinë, qentë endacak, urbanizmin dhe çështjen e mbeturinave në kryeqytet.

Zogaj, ka thënë se nga tri testimet që kanë bërë gjatë vikendeve në komunikacion, kanë vërejtur se 130 mijë vetura hyjnë në kryeqytetin e Kosovës, vetëm brenda një dite.

“Trafiku në Prishtinë është i ngarkuar dhe ne jemi shumë të vetëdijshme për këtë problem dhe që është një ndër problemet e mëdha të Prishtinës dhe duhet theksuar se 130 mijë vetura në ditë na hyn në kryeqytet nga jashtë kryeqytetit dhe ato kur vinë në Prishtinë, ato duan të parkohen, kryesisht sepse vijnë për biznes, për shkak të institucioneve, vijnë për të punuar në kryeqytet. Prishtina është gravitacion i biznesit, punës e ambasadave e institucioneve të tjera. Zgjidhja për ne është, që të krijojmë parkingje, të cilat do të jenë në periferi e ku ne do t`i ndalim veturat që të mos hyjnë të gjitha në qendër. Kjo është njëra prej zgjidhjeve që e mendojmë ne”, thotë ai.

Sipas Alban Zogajt, komuna e Prishtinë ka në plan ndërtimin e shkollave dhe çerdheve jashtë periferisë së kryeqytetit, meqë sipas tij, ngarkesat në komunikacion, vijnë nga prindërit dhe të tjerët që sjellin fëmijët e tyre në shkolla apo çerdhe të ndryshme brenda kryeqytetit.

Ai ka thënë, se nga testimet që kanë bërë për unazën, ekspertët dhe task forca e komunës, për këtë çështje kanë ardhur në një përfundim – unaza e brendshme duhet të kthehet në një rrugë njëkahore.

“Ne në plan i kemi 7 shkolla që do ti ndërtojmë në komunën e Prishtinës, për 3 i kemi nënshkruar kontratat dhe presim tash në pranverë fillimin e punëve në këto tri shkolla. Kemi marrëveshje me Bankën Botërore dhe sektori privat i ndërton kurse, sektori publik, pra komuna paguan afat gjatë për shkollat. Të njëjtin model do ta përsërisim edhe për 4 ose 5 shkolla të reja, veç jemi në procedura pra sivjet me 3, vitin e ardhëm me 4 shkolla e që të gjitha janë në periferi të Prishtinës. Pra këto 3 të parat fillojmë në Veternik, në lagjen Qëndresa, fillojmë në Sofali dhe mendojmë që kjo menjëherë e zgjidh problemin e komunikacionit. Testet që i kemi bërë, 3 teste më 2022 dhe ato teste janë bërë për të mbledhur të dhëna dhe për të analizuar efektet. Ne kemi mbledh shumë të dhëna nga ato teste në forma të ndryshme, me dronë me GPS, me pajisje të shumta dhe po i analizojmë me ekspertët tanë. E kemi një task forcë që po punon në këtë drejtim dhe shpejt vijmë deri te vendimi final, i cili me gjasë na çon drejt asaj që, unazën e brendshme te qytetit ta kthejmë në unazë njëkahore, sepse konsiderojmë se qarkullimi i veturave do të jetë më i shpejt sesa që është aktualisht”, thotë Zogaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img