13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

13 vjeçari që vrau 10 persona në shkollë, u dërgon një mesazh të çuditshëm prindërve nga klinika

13-vjeçari Kosta Kecmanoviç, i cili kreu një nga krimet më të rënda në historinë e botës më 3 maj në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, duke vrarë nëntë shokë të shkollës dhe rojën ka bërë një kërkesë të çuditshme.

Sipas mediave serbe ai i ka kërkuar diçka prindërve të tij.

I mituri ndodhet në një klinikë, i vetëm në një dhomë, por nën syrin vigjilent të policisë dhe mjekëve, e teksa të gjithë po pyesin se çfarë e ka shtyrë djalin në vrasje, ai pyet veten se çfarë do të ndodhë me paratë e familjes.

“Në një moment, djali tha se do të donte t’u dërgonte prindërve një mesazh kur të mundej.

“Dua t’u them që paratë që kanë kursyer për arsimin tim t’i investojnë në fondet e investimeve. Derisa jam i burgosur, paratë të mos shkojnë dëm“, ka bërë me dije burimi për Kurir.

Kujtojmë se 13-vjeçari, i identifikuar si K.K nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar.

Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 10 persona, duke përfshirë rojën dhe 9 nxënës të shkollës fillore.

Të plagosur mbetën dhe 5 nxënës dhe mësuesja e historisë. 14-vjeçari dhe babai i tij janë arrestuar nga policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img