9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

13-vjeçari ishte i vetëm në shtëpi, detaje nga ngjarja e rëndë në Ferizaj ku dyshohet se i mituri i dha fund jetës

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Ferizaj, ku një fëmijë 13-vjeçar u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij. Sipas informacioneve të para, i mituri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij me armë zjarri.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasditen e së martës, kur i mituri tashmë i ndjerë, nuk kishte shkuar fare në shkollë. Kjo kishte alarmuar administratën e shkollës ku vijonte mësimet nxënësi, që ta lajmërojnë prindin e tij për mungesën e të miturit.

E, i menjëhershëm ishte veprimi i xhaxhait të viktimës, i cili e gjeti trupin e pajetë të fëmijës i cili ndodhej i vetëm në shtëpi në momentin kritik.

Nuk dihen motivet që shtynë deri te ngjarja e rëndë, teksa Prokuroria tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin i cili është cilësuar ‘Vetëvrasje’.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar armën që dyshohet se u përdor në rast.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img