Site icon PrishtinaPress

13 të vdekur dhe 501 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1361 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 501 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 822 raste të vdekjes.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 250 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.305 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.990.

Rastet pozitive janë:

Komuna Prishtinë 249 raste,
Ferizaj 45 raste,
Gjakovë 44 raste,
Fushë-Kosovë 28 raste,
Prizren 22 raste,
Lipjan 17 raste,
Obiliq 14 raste,
Podujevë 14 raste,
Drenas 9 raste,
Mitrovicë 8 raste,
Shtime 8 raste,
Rahovec 6 raste,
Malishevë 5 raste,
Vushtrri 5 raste,
Gjilan 4 raste,
Pejë 3 raste,
Skenderaj 3 raste,
Suharekë 3 raste,
Deçan 2 raste,
Istog 2 raste,
Kaçanik 2 raste,
Viti 2 raste,
Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë dhe Klinë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Exit mobile version