4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase

Do të kurseni një shumë parash

Vazelina është në përdorim më shumë se 150 vjet, por dikur në familje ka qenë e pazëvendësueshme.

Shumica nuk e dinë në çfarë situatash mund ta përdorin vazelinën dhe sa është efikase.

1. Aromë afatgjatë e parfumit

Para se të spërkatni parfumin e preferuar, aplikoni pak vazelinë në vendin të cilin do ta spërkatni. Parfumi nuk do të avullojë aq shpejt si më parë, transmeton Telegrafi.

2. Vetulla të përsosura

Nëse keni vetulla të dendura, domethënë qime të cilat lëvizin vazhdimisht dhe i bëjnë vetullat tuaja të shprishura, lyeni një shtresë shumë të hollë vazeline në to dhe vetullat tuaja do të jenë të qëndrueshme.

3. Qerpikë të gjatë shumë të bukur

Nëse dëshironi që qerpikët tuaj të jenë të gjatë dhe të kuruar, përdorni një brushë të vjetër maskare të cilën më parë e keni pastruar na gjurmët e maskarës së vjetër dhe lyeni qerpikët me brushën në të cilin keni vënë një shtresë të hollë vazeline. Këtë procedurë përsëriteni shumë ditë me radhë, ndryshimi është i sigurt.

Vërejtje: paraprakisht hiqni grimin nga sytë

4. Buzët e pëlcitura

Vazelina është një ndër mjetet më hidratuese, andaj lirisht mund ta përdorni si labelo. Buzët tuaja do të jenë të kuruara, të hidratuara dhe sensuale.

5. Keni shpenzuar gjithë grimin

Po bëheni gati për të dalë, por keni harruar që keni shpenzuar buzëkuqin e preferuar apo hijesimin. Grimcat e grimit të cilat ju kanë mbetur përzieni me pak vazelinë dhe aplikojeni në fytyrën tuaj, askush nuk do ta vërejë ndryshimin.

6. Këmbët e buta

Vazelina është e shkëlqyer për t’u kujdesur për lëkurën e plasaritur në përgjithësi dhe nëse keni këtë problem me lëkurën e këmbëve tuaja, vazelina është zgjidhja e duhur për ju. Këshilla është të vishni çorape kur i aplikoni në mënyrë që të qëndrojë në lëkurë sa më gjatë të jetë e mundur.

7. Për të hequr grimin

Nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe reagoni ndaj pastruesve të grimit, vazelina është zgjidhja e duhur për ju. Ky produkt jo vetëm që nuk do t’ju shkaktojë reagim, por është gjithashtu i shkëlqyeshëm për ta hequr atë që nuk hiqet aq lehtë.

8. Pas depilimit

Lëkura juaj është e skuqur dhe e irrituar pas depilimit, lyeni pjesën e irrituar me vazelinë dhe lëreni të absorbohet. Skuqja do të zhduket shumë shpejt.

9. Majat e ndara

Nëse flokët tuaj janë gati për t’u prerë dhe po i lini të rriten dhe nuk dëshironi të ndryshoni gjatësinë, vazelina është zgjidhja. Lyejini majat me pak vazelinë, e cila në dukje do të mbulojë majat e çara derisa të jeni gati për një model flokësh të ri.

10. Njollat e grimit

Ju rastësisht keni marrë buzëkuq në rrobat tuaja. Aplikoni pak vazelinë në njollë dhe fërkojeni, njolla do të zhduket menjëherë.

11. Njollat nga boja e flokëve

I keni lyer flokët, por në fytyrë ju ka mbetur gjurmë të ngjyrës së re. Aplikoni pak vazelinë në zonat e njollosura dhe fërkojeni butësisht derisa ngjyra të largohet.

12. Vendosja e vathëve

Nëse ndonjëherë ju dhemb vendosja dhe heqja e vathëve, lyejini vrimat me pak vazelinë dhe dhimbja do të largohet.

13. Kundër rrudhave

Me ndihmën e vazelinës, mund të bëni vetë një krem fantastik kundër rrudhave duke përdorur këtë recetë:

Merrni: 1 lugë gjelle vaj bajame ose ulliri; 1 e verdhë veze; 1 lugë çaji mjaltë; 2 lugë çaji vazelinë të barnatores. Përziejini të gjitha, vendoseni në një kavanoz dhe mbajeni në frigorifer. Aplikojeni sipas nevojës në fytyrë të pastruar.

Për çfarë tjetër përdoret vazelina?

Vazelina parandalon dëmtimet e lëkurës të shkaktuara nga era, zbut psoriazën, alergjitë e lëkurës, ethet, ekzemën, hemorroidet, largon morrat e kokës, përdoret si lubrifikant intim (e dini me siguri), për trajtimin e sëmundjeve veneriane të lëkurës, parandalon gjakderdhjen nga hundët dhe mund të përdoret gjithashtu për të parandaluar thithjen e polenit nga ajri nëse aplikohet në vrimat e hundës.

Mund të përdoret si agjent mbrojtës gjatë lyerjes, në mënyrë që boja, llaku, yndyra ose vaji të mos arrijnë në lëkurë ose në një sipërfaqe të ndjeshme pune. Mund të përdoret për të hequr çamçakëzin nga flokët, për të hequr unazat shumë të ngushta nga gishti ose për të hequr grimin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img