Site icon PrishtinaPress

121 raste aktive me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 121.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja me Covid-19, nga 99 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit 2 persona kanë vdekur nga Covid-19, ndërsa janë shëruar 7 persona.

Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,682 raste, kanë vdekur 3,214 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270, 347, njofton Ministria e Shëndetësisë./PrishtinaPress/

 

Exit mobile version