4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

120 policë sulmohen për 10 muaj, kërkohen ndëshkime të rrepta dhe sigurim shëndetësor

Nga janari deri në tetor të këtij viti, janë kryer gjithsej 120 raste të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, sipas statistikave të siguruara nga Policia e Kosovës.

Përkundër rrezikshmërisë në punë ata nuk e gëzojnë as sigurimin shëndetësor.

Eksperti i sigurisë Arben Dashevci, ka kërkuar që ndëshkimet për ata që i sulmojn policët të jenë më të rrepta.

“Masat ndaj atyre që sulmojnë policët duhet të jenë më të rrepta”, ka deklaruar ai për Dukagjini.

Sipas tij masat e rrepta ligjore e  mbrojnë personelin policor.

Dashevci ka thënë se përpos sulmeve ndaj policëve janë shtuar edhe krimet e tjera siç janë vjedhjet e rënda apo grabitjet.

Sipas tij kjo ka mundur të ndodh për shkak edhe të situatës në veri të vendit dhe koncentrimit të Policisë më shumë në atë pjesë të vendit.

“Në periudhën Janar -Tetor 2023 përpos që janë shpeshtuar rastet e sulmeve ndaj zyrtarëve të policisë së Kosovës janë shpeshtuar edhe rastet e vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve gjithashtu. Kjo është dukuri shqetësuese, duke pasur parasysh që policia e Kosovës është e koncentruar në veriun e vendin për shtrirjen e plotë të sovranitetit në atë pjesë. Andaj masat ligjore ndëshkimore ndaj atyre që i sulmojnë policët e Kosovës pa dyshim se duhet të jenë më të rrepta, duke u bazuar në ligjet në fuqi. Të sulmosh zyrtaret policorë do të thotë sulm ndaj ligjit në këtë rast zbatuesit te ligjit. Masat më të rrepta ligjore janë të domosdoshme”, ka deklaruar ai për Dukagjinin.

Dashevci ka ngritur shqetësime të forta edhe për kushtet e punës dhe sigurinë e personelit policor.

Ai e ka kritikuar nivelin e pagave, duke potencuar se Policia e Kosovës, e cila buron nga populli dhe i shërben popullit, meriton një pagë dinjitoze për punën e tyre të vështirë dhe të rrezikshme.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img