1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

120 mjekë e infermierë dy muaj pa paga

120 punëtorë shëndetësorë të Ferizajt të punësuar përmes një projekti të Caritas Kosova dhe komunës kanë hyrë në muajin e tretë pa paga.
Dhjetëra ankesa të këtyre punëtorëve kanë ardhur në KALLXO.com në të cilat ata kanë treguar se përveç që nuk kanë marrë pagat nuk janë të pajisur ende me kontrata të punës për vitin 2016.
Sipas ankesave, edhe infermierëve të punësuar me anë të këtij projekti u janë zvogëluar pagat nga 300 në 200 euro.
Të gjitha këto pretendime të raportuara, u konfirmuan nga Komuna e Ferizajt, zyrtarë të së cilës u arsyetuan se kanë qenë duke e pritur nënshkrimin e një marrëveshjeje.
“Pagat janë dhënë me rregull, mirëpo kësaj here për shkak të alokimit të mjeteve nga granti dhe për shkak se ne jemi organizatë buxhetore, këtë vit kemi pasur pengesa siç jeni edhe ju të informuar për shkak të rishikimit dhe aprovimit të ligjit si dhe dekretimit nga ana e Presidentit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Komunës së Ferizajt.
Megjithatë, nga Komuna e Ferizajt nuk jepen më shumë të dhëna se pse kanë hyrë në një marrëveshje që ka obligime financiare nëse veç nuk i kanë pasur mjetet e siguruara.
Komuna e Ferizajt më 10 maj të këtij viti kishte njoftuar se kanë arritur marrëveshje me “Caritas Kosovën” si dhe dy ministri, atë të Shëndetësisë dhe të Punës dhe Mirëqenies Sociale për vazhdimin e marrëveshjes deri në prill të vitit të ardhshëm.
Komuna në njoftimin e saj në muajin maj zotohej se pengesat që e kishin shoqëruar zbatimin e marrëveshjes me Caritasin deri më tani që ishin manifestuar me vonesat e pagave, nuk do të përsëriteshin më.
Përkundër këtij zotimi, 120 punëtorët që janë angazhuar përmes këtij projekti tani kanë hyrë në muajin e tretë që nuk kanë pranuar pagat.
Se ka vonesa në paga e konfirmohet edhe nga zyra për informim pranë Komunës së Ferizajt.
Komuna e Ferizajt gjithashtu pohon se punëtorët ende nuk janë pajisur me kontrata të punës përkundër se marrëveshja ishte nënshkruar në maj të këtij viti.
“Kontratat e punëtorëve do të bëhen pas datës 15 pasi që ‘Caritas Kosova’ është në pushim vjetor dhe kemi pritur nënshkrimin e marrëveshjes katërpalëshe e cila është nënshkruar në fund të muajit maj në mes: MSH, MPMS, CK dhe KK Ferizaj,” thuhet në përgjigjen e Komunës së Ferizajt.
Lidhur me zvogëlimin e pagave të infermierëve, Komuna e Ferizajt thonë se këta punëtorë shëndetësorë janë pajtuar për një gjë të tillë dhe se kanë qenë të vetëdijshëm se atë e parasheh edhe projekti.
Marrëveshja e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit për “Ngritjen e Përkujdesit Shtëpiak dhe Ambulantor në Ferizaj” është marrëveshje katërpalëshe me të cilën Komuna e Ferizajt participon me 341 138 euro, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me 60.000 euro, “Caritas Kosova” me 19.850 euro dhe Ministria e Shëndetësisë me 20.000 euro.
Punëtorët shëndetësorë të punësuar nëpërmjet “Caritas Kosovës” në Ferizaj, probleme me paga kishin edhe vitin e kaluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img