Site icon PrishtinaPress

12 zyrtarët e arrestuar sot nga Krimet Ekonomike

Mediat sot raportuan për vazhdimin e aksionit “Subvencioni 2021” që u zhvillua në 8 komuna dhe rezultoi me 31 të arrestuar, 12 zyrtarë dhe 19 qytetarë.

Sinjali mëson se emrat e zyrtarëve të arrestuar janë: Jeton Sylaj, Adrian Ramqaj, Granit Lubeniqi, Bashkim Mani, Nijazi Ibrahimi, Aferdita Gjokaj, Milit Basha, Halil Hasani, Lulzim Kurti, Bajram Gashi, Ramiz Ramosaj dhe Festim Omiraj.

Prokuroria njoftoi se 31 të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënie e ryshfetit”, “Mashtrim me Subvencione’’, si dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Ky aksion u zhvillua në kuadër të hetimeve që kanë rezultuar me arrestimin e dhjetëra zyrtarëve në disa qytete të Kosovës, në mars dhe qershor të këtij viti.

Exit mobile version