Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,676 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 12 raste pozitive.
IKSHPK njofton se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2,243.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 182 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,564 raste.
Në total numri i rasteve aktive është 1,652.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.955 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës.