1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“12 mijë biznese janë në prag të falimentimit, protestat opsion”

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka pritur në raportim Hysen Sogojevën, nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës.

Sogojeva me këtë rast ka deklaruar se mbi 12 mijë biznese janë në krizë, pothuajse drejtë falimentimit.

Sogojeva kërkoi që nga Ligji për Rimëkëmbje përparësi t’i jepet bizneseve që kanë humbur më së shumti.

Ai edhe njëherë është shprehur kundër mbylljeve, derisa tha që të lejohen të punojnë gjithë sektorët dhe të dënohen ata që shkelin masat.

Ai kërkoi që të formohet Agjencioni Kombëtarë i Turizmit, duke shtuar se e ka të gatshëm projektin.

“Nuk vjen në dyshim bashkëpunim do të jetë dhe jemi të gatshëm, meqenëse jemi në këtë kohë ne si Odë jemi munduar që të qojmë mesazhe së forma të mirë duke mbajtur biznesin dhe shëndetin, rreth 12 mijë biznese në total janë në krizë të madhe dhe shumica para falimentimit, kemi bizneset që 550 ditë s’kanë punuar”.

“Çdo ndarje që vjen prej Ligjit të Rimëkëmbjes përparësi ti jepet atyre që kanë humbur më së shumti. Pa intervenuar 1 miliard në këto biznese nuk ka shanc me u rregulluar. Nuk ka nevojë për kufizime, shteti duhet që përmes mekanizmave të vet të merr masa ndaj atyre që shkelin masat”.

Ndërsa deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se Kosova është shumë larg implimentimeve të projekteve të mëdha sa i përket zhvillimit të turizmit.

Kryesuesi i Komisionit Ferat Shala, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.

“Aktivitetin po e bëjmë me qëllim që të herë të mirëseardhura të gjitha vërejtjes dhe sugjerimet për, jemi në kohën dhe momentin e duhur që të marrim atë që e vlerësoni”.Ndërsa Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit, tha se kohëve të fundit Parlamenti ka qenë pak aktiv, derisa ka shtuar se shumë ligje kanë mbetur në rrugë.“Duke parë gjendjen në të cilën jemi si rezultat i pandemisë dhe ndryshimeve të ligjeve që kanë ndodhur viteve të fundit dhe parlamenti ka qenë më pak aktiv dhe shume ligje kanë mbet në rrugë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img