Vëllai i vogël i George Floyd ka folur për trazirat e dhunshme që janë përhapur në disa qytete të mëdha të SHBA-së, andaj bëri thirrje për t’u dhënë fund këtyre protestave.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Terrence Floyd në Good Morning America, tha se vëllai i tij e shihte gjithmonë anën e ndritshme nga aspektet e këqija.
Ai u shpreh se George Floyd ishte gjithmonë për paqe, dhe rrëfen se dhuna gjatë demonstratave nuk e “mbulon” kujtimin për të.
Ndryshe protestat për vdekjen e tij u përshkallëzuan tërë javën pasi u shfaq videoja e 46 vjeçarit, duke u trajtuar keq gjatë arrestimit në Minneapolis të Minesota.
Të paktën një person ka humbur jetën gjatë protestave të organizuara pas vdekjes së Floyd në Louisville të Kentucky, ku forcat e sigurisë hapën zjarr mbi demonstruesit.
Shefi i policisë në këtë qytet, Steve Konrad, ka deklaruar se incidenti ka ndodhur kur pjesëtarët e policisë së qytetit dhe Garda Kombëtare u thirrën që të shpërndajnë turmën e protestuesve në parkingun e një marketi,