Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar sot Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje si dhe Nysret Kelmendin nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.
Në mbledhjen e 26-të të Qeverisë Kurti, mbajtur të enjten mbrëma, është marrë vendim për shkakrimin e bordeve të drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A, në Ndërmarrjen Publike Qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A. dhe në Ndërmarrjen Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren.
Në po atë vendim, Qeveria ka emëruar bordet e përkohshme të drejtorëve, ku në Korporatën Energjetike të Kosovës janë emëruar: Rrezarta Pllana, kryesuese dhe drejtore, Merita Kasapolli, drejtore, Arbnor Pula, drejtor dhe Bezad Halilaj, drejtor.