Franca konfirmoi 112 vdekje të reja nga coronavirusi brenda një dite – 562 vdekje në total

407
Advertisement

Bilanci i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë thekson se në Francë ka tashmë 562 vdekje nga coronavirusi, 112 të tjera në 24 orët e fundit, dhe 14,459 raste të konfirmuara, nga të cilat 1.525 janë serioze.

Advertisement

Që nga fillimi i mbylljes në Francë të martën, agjencitë e zbatimit të ligjit kanë kontrolluar 867.695 njerëz në të gjithë vendin dhe kanë gjobitur gati 39,000, sipas bilancit të fundit zyrtar, shkruan The Guardian.

Vendi, i cili tani ka mbi 14 mijë raste të konfirmuara, ka treguar se personat që janë në kujdesin intensiv, shumica prej tyre janë nën moshën 60-vjeç.

Mirëpo dyshohet se në Francë, numri i personave që e kanë kontraktuar Covid-19 vlerësohet të jetë nga 30,000 deri në 90,000.

PostAdssFotoja e reklamës