1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

1100 kërkesa për nënshtetësi kosovare

Krahas personave që heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, ka edhe persona të tjerë të cilët kërkojnë që të jenë shtetas të Kosovës. Liridon Neziri, nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, thotë për Radio Kosovën se kërkesat për shtetësi të Kosovës kryesisht janë për bashkim familjar. Ndërkaq, vitin e kaluar për marrjen e shtetësisë së Kosovës, kanë qenë 1 mijë e 100 kërkesa.

Nga mbi 1 mijë kërkesa për marrjen e shtetësisë së Kosovës, prej tyre mbi 400 janë të aprovuara, ndërkaq prijnë kërkesat për bashkim familjar, kërkesa nga diaspora, ndërkaq një numër i vogël janë edhe kërkesat për marrjen e shtetësisë në bazë të qëndrimit. Liridon Neziri, nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, sqaron për Radio Kosovën se kriteret dhe trajtimi janë jashtëzakonisht preciz. Sipas tij, e drejta për ta marrë shtetësinë përmes qëndrimit në Kosovë, zgjat deri në dhjetë vjet. Fillimisht personat duhet të kenë leje qëndrimi të përkohshëm për 5 vjet, e pastaj të marrin lejeqëndrimin edhe për 5 vjet të tjera.

“Minimumi i qëndrimit në territorin e Republikës së Kosovës për të marrë shtetësinë në bazë të qëndrimit, është 10 vjet”, tha Neziri.closevolume_off

Ndërkaq qytetari nga Turqia, Zeki Korkut, i cili jeton dhe punon në vendin tonë për afër 10 vite, për Radio Kosovën thotë se atij i pëlqen të jetojë dhe punojë në Kosovë.

“Kam aplikuar për shtetësinë e Kosovës, sepse pas qëndrimit 10 vjeçar në Kosovë si të huaj, kemi të drejtë për aplikim për shtetësi. Unë kam aplikuar por më është thënë se nuk pranohen kërkesa për shtetësi por ka thënë që të aplikojë prapë, kështu që unë do të aplikoj prapë, tha Neziri .

Në divizionin për shtetësi, trajtohen edhe kërkesat e personave që kanë të bëjnë me statusin e personit pa shtetësi, sqaron më tutje Neziri, sipas të cilit, nga viti 2014 janë trajtuar 11 kërkesa.

“Një person pa shtetësi konsiderohet ai person i cili nuk konsiderohet shtetas sipas legjislacionit të atij vendi. Fatmirësisht nuk kemi shumë kërkesa, i kemi 11 kërkesa që iu është njohur statusi i personit pa shtetësi|”m tha Neziri.

Ndryshe, kërkesat më të shumta për shtetësi vijnë nga shtetet e rajonit; Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia, ndërkaq me anë të qëndrimit, prin Turqia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img