3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

11 të vdekur e 57 të lënduar si pasojë e një aksidenti në Turqi

11 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Turqi, në provincën Sangari.

Po ashtu në këtë aksident raportohet se janë edhe 57 të lënduar.

Dyshohet se shkaktar i këtij aksidenti është mjegulla e dendur, transmeton Klankosova.tv

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën e Marmarasë, rreth orës 4:30 të mëngjesit sipas kohës lokale atje.

Fillimisht, një veturë goditi një kamion, e pastaj disa njerëzit zbritën nga makinat e tyre për të parë se çka ka ndodhur, e ata u goditën nga veturat që ishin duke ardhur me shpejtësi.

Kështu bëri të ditur guvernatori i provincës Sangario, Yasar Karadeniz.

Ai tha se shtatë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes dolën ekipet emergjente dhe zjarrfikësit, transmeton Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img