11 parti politike do të marrin fonde nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për 14 majin. Pjesën më të madhe e merr Partia Socialiste e cila përfiton rreth 151.5 milionë lekë.
Partia Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn merr mbi 104 milionë lekë. Kurse Berisha merr 0 lekë. Partia e Lirisë përfiton vetëm 15.577 mijë lekë. Kjo për shkak se në zgjedhjet parlamentare të 2021 mori më pak vota se në 2017.
Fondi prej 345 600 000 (treqind e dyzet e pesë milion e gjashtëqind mijë) lekë, nga buxheti i shtetit, u shpërnda si më poshtë vijon:
1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 151.494.783 lekë
2. Partia Demokratike (PD) 103.926.170 lekë
3. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 9.753.658 lekë
4. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 8.018.647 lekë
5. Partia Republikane Shqiptare (PR) 13.223.679 lekë
6. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA) 8.018.647 lekë
7. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 8.018.647 lekë
8. Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 8.018.647 lekë
9. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) (Partia e Lirisë) 15.577.215 lekë
10. Partia Social Demokrate (PSD) 12.266.269 lekë
11. Partia Nisma Thurje (NTH) 6.283.636 lekë./PrishtinaPress/