Site icon PrishtinaPress

“10YearsChallenge” në Serie A me top formacionin e vitit 2008/09

“10YearsChallenge” ka ‘pushtuar’ edhe sportin.

Një nga “sfidat” e radhës që ka bërë bujë në rrjetet sociale ka qenë ajo “10 years challenge”, e cila ka nxitur njerëzit të postojnë fotografi të shkrepura para 10 viteve për t’i krahasuar me ato aktualet.

Kësaj  sfide u janë përgjigjur edhe shumë njerëz të njohur për publikun, sidomos ata nga bota e futbollit.

Në një version interesant kësaj sfide i është bashkuar edhe Gianluca di Marzio, që në faqen e tij ka publikuar formacionin më të mirë të dhjetë viteve më parë në Serie A.

Pjesë e këtij formacioni janë emra të njohur që shkëlqyen në Serie A në sezonin 2008/2009, përfshirë edhe Kaka dhe Zlatan Ibrahimovic.

Formacioni më i mirë i sezonit 2008/09 në Serie A: Federico Marchetti, Maicon, Giorgio Chiellini, Alessandro Gamberini, Marek Hamsik, Daniele de Rossi, Claudio Marchisio, Kaka, Diego Milito, Marco di Vaio, Zlatan Ibrahimovic.

Exit mobile version