10 prej tyre dyshohet se kanë qenë pjesëmarrëse në grupe terroriste, teksa Prokuroria ka kërkuar për të gjitha ato masën e arrestit shtëpiak, shkruan prishtinapress.eu
Paraprakisht ato bashkë me fëmijët e tyre po qëndronin në Qendrën për të Huajt në Vranidoll të Prishtinës.
E aktualisht në këtë Qendër nuk është asnjë i kthyer nga Siria.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa.
“Aktualisht në Vranidoll nuk është asnjë person i kthyer nga Siria”, ka thënë shkurt Mustafa për lajmi.net.
E për 106 të kthyerit nga Siria që deri më tani po qëndronin në Vranidoll nuk ka mjete financiare shtesë për mbulimin e shpenzimeve të tyre.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zyra e kryeministri të Kosovës.
Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë ka thënë për lajmi.net se përveç që të kthyerit janë liruar nga ajo Qendër, kjo e fundit i ka kushtet e mira dhe se nuk ka pasur nevojë për mjete shtesë.
Madje ajo thotë se Qendra në fjalë është duke u renovuar.
“Qendra i ka kushtet e mira. Edhe të kthyerit janë liruar dhe një pjesë e Qendrës po ashtu është duke u renovuar. Pra, nuk ka pasur kërkesa ose nevoja për mjete shtesë”, ka thënë Gashi
E për katër burrat që dyshohet se ishin pjesë e grupeve terroriste në Siri, Gjykata ka caktuar nga një muaj paraburgim.
Njëri prej tyre madje i përkiste moshës së mitur.
Kujtojmë, se nga 110 të kthyerit nga Siria, 32 janë gra, 4 burra dhe pjesa tjetër janë fëmijë.