Një person është dënuar me 300 euro gjobë dhe i është ndaluar drejtimi i veturës për 3 muaj pasi kishte tejkaluar dyfish shpejtësinë e lejuar në një fshatin Bresalc të Gjilanit.
Në pikën e kontrollit policor në këtë fshatm Policia njofton se “ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e pesë (105) km/h”.
“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë apel që “vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’.