Shëndetësisë së Kosovës pritet t’i shtohen 104 specializantë të rinj.
Kjo pasi që ata ta përfundojnë shkollimin në institucionet publike.
Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Tashmë ka përfunduar konkursi i tretë me radhë për shkollim specialistik, i cili organizohet mbi tri kriteret bazë: kuadrit deficitar, kapacitetet mentoriale dhe infrastrukturore. Po instalohet rregull, transparencë dhe stabilizim i resurseve profesionale”, tha Vitia.
Ai theksoi se “Konkursi për shkollim specialistik në institucionet private shëndetësore vazhdon të jetë i hapur”.
“Për këtë konkurs, për herë të parë kemi vendosur kritere dhe rregulla të reja duke u bazuar në përgatitjet individuale dhe kualifikimet e kandidatëve”, theksoi ai.
Sipas të parit të MSh-së, këto ndryshime synojnë të sigurojnë një proces më cilësor dhe transparent, duke vendosur kritere sikur në institucionet publike ashtu edhe në ato private.
“Vazhdojmë me pregatitjet për konkursin e ardhshëm”, shtoi ndër të tjera Arben Vitia.