-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

100km nga ISIS-i, hipsterët kurdë shpallin luftë të modës (Foto)

“Të armatosur” me mjekra, mustaqe dhe veshje moderne, klubi i xhentëlmenëve nga qyteti Erbil po punon në përmirësimin e stilit të modës në kryeqytetin e Kurdistanit irakian.
“Kur e kemi themeluar klubin, situata ka qenë shumë e rëndë. Së pari u paraqit kriza ekonomike, e më pas edhe lufta kundër ISIS-it”, thotë 26 vjeçari, Goran Pshtivan, i cili mbante veshje moderne mokasine të bëra me dorë me logon e klubit, shkruan lajmi.net.

“Aktivitetet biznesore kishin pushuar, kështu që erdhëm tek ideja që të mblidhemi dhe të mendojmë diçka ndryshe dhe unike. Që ta ndryshojmë jo vetëm mënyrën që njerëzit jetojnë, por edhe të të menduarit”, shton ai.

Grupi, i cili kryesisht përbëhet nga burra të moshës nga 20 deri në 30 vjeç, i ka 60000 përcjellës në Instagram. Stili i tyre i veshjes ndryshon, varësisht nga vendi dhe koha.

I ka 40 anëtarë, derisa në vazhdimësi kanë kërkesa për anëtar të rinj.

Klubi ka për qëllim që të nis brendin e vet të veshjeve, duke hapur dyqan në Erbil dhe të arrijë bashkëpunim me shtëpitë e njohura të modës. /Lajmi.net/

erbil1 erbil2 erbil3

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img