3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

100 persona të helmuar në Malishevë, AUV: Në lokal janë gjendur produkte pa origjinë

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se numri i të helmuarve në një lokal në komunën e Malishevës ka shkuar në 100.

Sipas tij nga inspektimet që janë bërë në atë lokal është vërejtur që gjendja e përgjithshme teknike, sanitare, higjenik ka qenë në nivelin jo të mirë si dhe janë gjendur produkte që nuk kanë pasur dokumentacion mbështetës për tu ditur origjina e tyre.

Ai tha se ky është rasti i dytë që është duke ndodhur brenda një javë dhe sipas tij AUV do të filloj një aksion në të gjithë territorin e Kosovës, ku të gjitha lokalet e gastronomisë do të inspektohen.

Ekipi inspektues i AUV ka ndihmuar edhe prokurorin në rast në marrjen e të gjitha dëshmive për tu gjurmuar të gjitha dëshmitë dhe për tu lidhur të gjitha faktet e nevojshme qe të dimë saktë se si ka ndodh apo cili ka qenë shkaktari i cili ka ardhur deri tekë ky helmim. Deri më tani nga informata që i kemi nga mekanizmat shëndetësor janë rreth 100 persona që kanë kërkuar shërbime mjekësore qoftë në Qendrën Klinike Familjare në Malishevë, në spitalin regjional në Prizren dhe në QKUK”.

“Tani që është rasti i dytë që po ndodh brenda një javë është alarmuar ministri dhe drejtori ekzekutiv, të cilët kanë dhënë urdhër që ne të fillojmë një aksion të gjithë mbarshëm në gjithë territorin e republikës së Kosovës, ku të gjitha lokalet e gastronomisë, këto që gatuajnë dhe shërbejnë ushqime të shpejta ti nënshtrohen kontrollit të detajuar. Pjesa më e madhe e helmimeve ka ndodhur tek kjo kategori e lokaleve. Dhe në dëshirojmë që kjo të mos ndodhë më. Numri i inspektorëve është i kufizuar”.

Gjendja e përgjithshme teknike, sanitare, higjenike ka qenë në nivelin jo të mirë, kjo është bërë nga vlerësimi i ekipit inspektues. E dyta nuk kanë pas libreza sanitare punonjësit që kanë punuar në këtë lokal, që sipas ligjit kërkohet të ketë. Aty janë gjetur disa produkte që në i quajmë pa origjinë apo nuk kanë pasur dokumentacion mbështetës për tu ditur origjina e tyre”, tha ai.

Ndërkohë që Policia e Kosovës në raportin e publikuar sot ka bërë me dije se është arrestuar pronari i lokalit dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje. /EO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img