0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

100 mijëshja për vëllanë e Fitore Pacollit, Haradinaj kërkon që hetuesia e prokuroria “të veprojnë”

Pas ndarjes së një subvencioni prej 100 mijë eurosh për vëllanë e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërkuar hetime nga hetuesia dhe prokuroria.

Në lidhje me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në krejt këtë tregim, Haradinaj tha se ai “nuk guxon të veprojë sepse është vetë i përfshirë”.

Postimi i Haradinajt:

Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të keqpërdoren nga kjo qeveri për të vepruar Hetuesia dhe Prokuroria. Sa për kryeministrin dihet që nuk guxon të veprojë, sepse është vetë i involvuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img