4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

100 euro shtesa, të papunësuarit anashkalohen nga Pakoja e Qeverisë

Nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike do të përfitojnë nga 100 euro familjet me asistencë sociale, pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat, si dhe studentët.

Vendimi ishte marrë me qëllim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Kështu së paku e kishte cilësuar kryeministri Albin Kurti vendim e qeverisë së tij për ndarjen e shtesave prej 100 euro për disa kategori të qytetarëve.

Por, me këtë konstatim të Kurtit nuk po pajtohen ish-ministrat e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Njëri nga ta, Skender Reçica, thotë se Qeveria me këtë vendim, anashkaloi 140 mijë qytetarë të papunësuar.

Sipas tij, Qeveria Kurti, me vendim e fundit është treguar e paaftë në hartimin e politikave sociale.

Të njëjtin mendim e ka edhe Safet Kamberi, ish minstër i MPMS-së.

Ai shprehet se një vendim i tillë nuk sjellë qëndrueshmëri financiare për qyyetarët.

E ky vendim po shihet si anashkalues edhe ndaj grave.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për tremujorin e parë të vitit 2021, shkalla e punësimit të gratë është vetëm 15.9 për qind.

Lidhur me këtë, Leonida Molliqajt, drejtoreshë e Qendrës për Informim, Kritikë dhe Aksion, gratë nuk kanë qenë asnjëherë në fokus të qeverisë. 

Të martën, Qeveria e Kosovës prezantoi masat e reja në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.     

Nga kjo pako do të përfitojnë nga 100 euro familjet me asistencë sociale, pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat dhe studentët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img