Site icon PrishtinaPress

100 euro për studentët, vjen lajmi i fundit nga Qeveria

Më 6 nëntor është mbyllur aplikimi për studentë për mbështetje nga ‘Pako për Përballje me Inflacion’.

Studentët do të përfitojnë nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu njofton se këtë javë pritet të themelohet Komisioni Zbatues i cili në bashkëpunim me Universitetet do të bëjë verifikimin e të dhënave.

Pastaj, pas verifikimit të listave do të procedohet me pagesë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë që edhe në fillim të këtij viti, Qeveria kishte ndarë nga 100 euro për studentët.

Nga kjo ndarje buxhetore kishin përfituar rreth 46 mijë studentë kosovarë./Prishtinapress/

Exit mobile version