Në një postim në rrjetin social facebook njëri ndër themeluesit e futsallit në vendin tone dhe personi më kontribuues për inicimin dhe sjelljen e tij në Mitrovicë dhe Kosovë , sportisti, publicist dhe gazetari Skender Sadiku ka shprehur kënaqësinë dhe krenarinë për punën dhe hapat e futsallit gjatë kësaj periudhe.
Siç dihet botërisht pikërisht në Mitrovicë me krijimin e Shoqatës Rajonale të Klubeve të Futsallit “Futsal Mitrovica” nisi zyrtarisht futsalli, ndërsa më pas u themeluan dhe u regjistruan klubet e para të futsallit, u themelua dhe funksionoi Liga komunale , me pas edhe Liga rajonale, për të u shtrirë më vonë edhe në të gjithë vendin. Aktualisht puna e SHRKFS “Futsal MITROVICA” vazhdon me Ligën e Veteranëve në Futsall, ku bëjnë pjesë skuadra nga ndërmarrjet publike që funksionojnë në komunën e Mitrovicës, ndërkohë është në plan zgjerimi i saj, sikurse edhe themelimi edhe i Ligës për fëmije dhe Ligës së Futsallit në rajon.
Padyshim strumbullari I gjithë kësaj pune ishte Skendera Sadiku, që u ndihmua në secilin hap edhe nga Fatmir Beka dhe Ejup Rama, si drejtues të nga SHRKFS “Futsal MITROVICA”. Për mës shumë do të sjellim komplet publikimin që ka bërë Skender Sadiku në facebook në dhjetë vjetorin e vënies së themeleve të futsallit në vendin tone. U bënë 10 vite nga themelimi institucional i futsallit.
Jam krenar dhe mirënjohës për punën e bërë nga SHRKFS “Futsal MITROVICA” në vurjen e themeleve të futsallit. Do të veçoja kontributin e madh të z.Ejup RAMA dhe z. Fatmir BEKA në hapat e parë dhe z. Lulzim HAKAJ në këto vitet e fundit dhe shpresoj se ditëve në vijim do të jemi së bashku në aktivitet e futsallit në të gjitha nivelet e grupmoshat. Hapja e “Omnisportit” do të jetë shtytje për vazhdimin e aktiviteteve. Futsall MITROVICA shpejte do të vazhdoj me: Ligën e Veteranëve, Ligat shkollore dhe me ligën Komunale të Futsallit. Përshëndetje e përzemërt futsallistë kudo që jeni. I Juaji Skender SADIKU./ Mitrovicatoppress/