Site icon PrishtinaPress

10-vjeçarja nga Uellsi mposht kampionen kosovare në pingpong

Pingpongistja uellsiane ka hyrë në analet e sportit të vendlindjes së saj. E gjithë kjo në llogari të rivales kosovare Nehare Janjeva, të cilën e ka mposhtur me rezultat të pastër 3:0.

Ajo që e bën të veçanta dhe që të raporton edhe televizioni kombëtar britanik BBC është mosha e sportistes uellsiane, transmeton Telegrafi.

Anny Hursey është dhjetëvjeçare dhe është pingpongistja më e re ndonjëherë që e ka prezantuar Uellsin.

Theksojmë se Uellsi e Kosova janë përballur të enjten në Kardif në kuadër të eliminatoreve për evropianin e këtij viti.

Exit mobile version