7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

10 vite e detyroi të miturën të kryente marrëdhënie me të, ky është vendimi i Gjykatës për pejanin

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.A  për shkak të dyshimit të arsyeshëm se që nga muaji gusht 2008 e gjer me datë 07.09.2018, në vazhdimësi, me forcë, kanosje dhe përdorim të armës e ka detyruar që të kryej marrëdhënie seksuale viktimën B. A, në atë mënyrë që kur viktima ka qenë 16 vjeçare e detyron që kohë pas kohe të kryej marrëdhënie pa dëshirën e saj dhe nuk e lejon që të krijoj lidhje martesore me dike tjetër duke i kërcënuar personat që kanë kërkuar të kenë lidhje me të me ç’rast e dëmtuara duke e ndjerë veten të kërcënuar e paraqet rastin në polici.”

Me çka i pandehuri A.A dyshohet se ka kryer veprën penale shtrëngim nga neni 195 par.2 nënpar 2.3 lidhur me par.1 të KPRK-së

“Më pare e gjer me datë 14.10.2018, në shtëpinë e tij, në kundërshtim me nenin 5 par.1 të Ligjit për armë (Ligji nr.05/L-022) ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armë zajrri, në atë mënyrë që ditën kritike gjatë kontrollit dhe bastisjes së shtëpisë nga ana e policies është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 29 fishekë”

Me çka i pandehuri A.A dyshohet se ka kryer veprën penale mbajtja, në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img