Site icon PrishtinaPress

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

Është befasuese se sa lehtë e humbasim pamjen e gjërave të rëndësishme në jetë. Orare të zëna dhe rutina të rregullta kanë tendencë të vendosin trurin në autopilot.

Kur gjërat nuk shkojnë në mënyrën si do të dëshironit, ndodh sepse shpesh ju keni humbur fokusin e asaj se çfarë me të vërtetë ka rëndësi. Por fokusimi në të vërtetat themelore mund të jetë e vështirë, veçanërisht kur ato ju kujtojnë se ju po shkoni në drejtimin e gabuar.

Gjërat më të mira në jetë nuk vijnë lehtë, dhe dështimi për të vëzhguar veten me kujdes është një rrugë e sigurtë drejt mediokritetit. Besoj se Sokrati e tha më së miri: “Nuk ia vlen të jetosh jetën e pakontrolluar’”.

Deklarata e Sokratit aplikohet në biznes gjithashtu. Kur Eric Schmidt ishte kryeshef ekzekutiv i Google tha: “Ne drejtojmë këtë kompani për pyetje, jo përgjigje’’.

Jeta dhe biznesi gjithashtu drejtohen nga pyetjet, jo përgjigjet. Ju duhet të pyesni veten rregullisht se a jeni në drejtimin e duhur.

Shumë nga të vërtetat themelore të jetës duhen përsëritur. Ne kemi nevojë për rikujtues për të na ndihmuar neve të qëndrojmë të fokusuar në to. Mbani këto të vërteta dhe është e sigurtë që do ju japin shtytje.

1.Suksesi i madh shpesh paraprihet nga dështimi

Kurrë nuk do të përjetoni suksesin e vërtetë deri sa të mësoni të pranoni dështimin. Gabimet e juaja shtrojnë rrugën tuaj për të pasur sukses duke zbuluar se jeni në rrugën e gabuar.

Zbulimet më të mëdha vijnë kur ju ndiheni më së shumti të irrituar dhe të ngecur. Është ky irritim i cili ju detyron të mendoni ndryshe, ‘’të shikoni jashtë kutisë’’ dhe të gjeni zgjidhjen të cilën e keni humbur.

Suksesi ka nevojë për durim dhe aftësi për të mbajtur qëndrim të mirë edhe kur vuani për atë që besoni.

2. Të jeni të zënë nuk do të thotë se jeni produktivë

Shikoni të gjithë përreth jush. Ata të gjithë duken të zënë, duke vrapuar nga një takim në tjetrin dhe duke lexuar emaile. Sa prej tyre janë me të vërtetë produktivë, dhe a po kanë sukses?

Suksesi nuk vjen nga lëvizja dhe aktivitetet. Vjen nga fokusi, duke u siguruar se koha juaj përdoret në mënyrë efikase dhe produktive.

Ju keni numrin e njëjtë të orëve në ditë si të gjithë tjerët. Përdorni në mënyrë të mençur. Pas të gjithash, ju jeni produkti i prodhimit tuaj, jo përpjekjeve. Sigurohuni që përpjekjet e juaja dedikohen ndaj detyrave të cilat marrin rezultate.

3. Ju jeni aq të mirë sa ata me të cilët shoqëroheni

Ju duhet të përpiqeni të rrethoni veten me njerëz të cilët ju inspirojnë, njerëz të cilët duan të ju bëjnë më të mirë. Dhe me siguri ju bëni këtë. Por çfarë të themi për ata njerëz të cilët ju tërheqin poshtë? Pse i lejoni ata të jenë pjesë e jetës tuaj?

Çdokush që ju bën të ndiheni të pavlerë, të shqetësuar ose të pafrymëzuar janë duke humbur kohën tuaj, dhe me shumë mundësi duke ju bërë si veten. Jeta është shumë e shkurtër për t’u shoqëruar me njerëz të tillë. Largoni ata nga jeta juaj.

4. Ju po jetoni jetën të cilën e keni krijuar

Ju nuk jeni viktimë e rrethanave. Askush nuk mund të ju detyrojë të merrni vendime dhe veprime të cilat janë kundër vlerave dhe aspiratave tuaja.

Rrethanat në të cilat po jetoni sot janë tuajat, ju i keni krijuar ato. Gjithashtu, edhe e ardhmja juaj varet nga ju. Nëse po ndiheni të ngecur, kjo po ndodh me siguri sepse keni frikë të merrni rreziqet e nevojshme për të arritur qëllimet dhe të jetoni ëndrrat tuaja.

Kur është koha të merrni veprime, kujtohuni që është gjithmonë më mirë të jeni në fund të shkallëve në të cilat dëshironi të ngjiteni se sa në krye të atyre që nuk dëshironi të jeni

5. Frika është burimi i parë i pendimit

Kur gjithçka është thënë dhe është bërë, ju do të ndjeni më shumë keqardhje për shanset të cilat nuk i keni shfrytëzuar se sa për dështimet tuaja. Mos u frikësoni të ndërmerrni rreziqe.

Unë shpesh dëgjoj njerëzit duke thënë, ‘’Cila është gjëja më e keqe që mund të të ndodhë? A do të të vrasë?’’ Prapë, vdekja nuk është gjëja më e keqe që mund të të ndodhë.

Gjëja më e keqe është të lejosh veten të vdesësh përbrenda derisa je ende gjallë.

6. Nuk keni nevojë për kërkimfalje për të falur

Jeta bëhet më e këndshme kur largoni mërinë dhe falni edhe ata të cilët nuk ju kanë kërkuar falje kurrë. Mëria lejon ngjarjet negative nga e kaluara juaj të shkatërrojnë lumturinë e sotme. Urrejtja dhe zemërimi janë parazitë emocionalë të cilët shkatërrojnë gëzimin në jetën tuaj.

Emocionet negative të cilat vijnë duke mbajtur mëri krijojnë stres, dhe stresi mund të ketë pasoja shkatërruese për shëndetin. Studiuesit në Emory University kanë treguar se stresi kontribuon në shtypje të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.

Kur falni dikë, nuk do të thotë që të harroni veprimet e tyre; thjesht ju liron nga të qenit viktima e tyre e përjetshme.

7. Jetoni momentin

Nuk mund të arrini potencialin tuaj të plotë deri sa të mësoni të jetoni në të tashmen.

Asnjë sasi e fajit nuk mund të ndryshojë të kaluarën, dhe asnjë sasi e ankthit nuk mund të ndryshojë të ardhmen. Është e pamundur të jeni të lumtur nëse vazhdimisht jeni diku tjetër, duke mos qenë në gjendje që të pranoni realitetin( të mirë ose të keq) tërësisht të këtij momenti.

Për të ndihmuar veten të jetoni momentin, duhet të bëni dy gjëra:

Të pranoni të kaluarën. Nëse nuk bëni paqe me të kaluarën, nuk do ju lërë kurrë dhe duke vazhduar kështu, do të krijojë të ardhmen tuaj.

Pranoni pasigurinë e të ardhmes. Brengosja nuk ka vend këtu. Si Mark Twain që dikur tha, ‘’Brengosja është si të paguash një borxh të cilin nuk e keni’’.

8. Vetë-vlerësimi juaj duhet të vijë nga brenda

Kur ndjenjat tuaja të kënaqësisë vijnë duke krahasuar veten me të tjerët, nuk jeni më pronarë të fatit tuaj. Kur ndiheni mirë për diçka që e keni bërë, mos i lejo mendimet dhe arritjet e askujt t’a largojnë këtë nga ju.

Përderisa është e vështirë të ndalosh reagimet se çfarë të tjerët mendojnë për ju, nuk keni nevojë të krahasoni veten me të tjerët. Në këtë mënyrë, pa marrë parasysh se çfarë njerëzit mendojnë ose bëjnë, vetë-vlerësimi vjen nga brenda. Varësisht se çfarë njerëzit mendojnë për ju në një moment të veçantë, një gjë është e sigurtë, ju nuk jeni kurrë aq të mirë ose të këqinj sa ata thonë që jeni.

9. Jeta është e shkurtër

Asnjërit prej nesh nuk i është garantuar e nesërmja. Por prapë, kur dikush vdes papritur na bën të shikojmë jetën tonë me vëmendje: çfarë është me të vërtetë e rëndësishme, si e kalojmë kohën tonë dhe se si i trajtojmë njerëzit.

Kujtojani vetes çdo mëngjes kur zgjoheni se çdo ditë është një dhuratë dhe se ju jeni gati të shfrytëzoni të gjitha bekimet që iu kanë dhënë. Në momentin që ju filloni të jetoni sikur jeta të ishte një bekim është momenti që do të filloni të veproni si i tillë.

Pas të gjithash, një ditë e mirë fillon me mendime të mira.

10. Ndryshimi është i paevitueshëm, pranojeni atë

Vetëm kur të pranoni ndryshimet mund të gjeni të mirat në të. Duhet të keni mendje të hapur dhe të hapni krahët nëse dëshironi të njihni mundësitë që ndryshimet krijojnë.

Ju do të dështoni nëse vazhdoni të bëni gjërat e njëjta me shpresën se duke injoruar ndryshimin do t’a bëni atë të largohet.

Pas të gjithash, definicioni i papërgjegjshmërisë po bën gjënë e njëjtë vazhdimisht dhe pret rezultat ndryshe.

Jeta nuk ndalon për askënd. Kur gjërat shkojnë mirë, vlerësoni dhe shijoni ato, sepse ato janë gati për të ndryshuar. Nëse gjithmonë po kërkoni më shumë, diçka më të mirë, që mendoni se do ju bëjë të lumtur, nuk do të jeni kurrë mjaftueshëm prezent për t’i shijuar momentet e mira para se atë to largohen.

PËRFUNDIMI

Duke qëndruar i fokusuar dhe duke bërë pyetjet e vështira mund të jetë shumë e papërshtatshme. Por ne nuk mësojmë dhe as nuk rritemi duke qëndruar në gjëra të rehatshme.

Exit mobile version