0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

10 plumba në drejtim të barkës së policisë, dalin detajet e para nga sulmi në Ujman

Policia e Kosovës është sulmuar sot me armë zjarri, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

Sipas Policisë afërsisht 10 të shtëna të njëpasnjëshme nga pjesa tjetër e liqenit kanë goditur afër barkës së Policisë.

Sipas Policisë, persona të lënduar nuk ka, shkruan Insajderi.

“Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img