4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“10 për qind kamatë”, ndalohet për 48 orë një i dyshuar për fajde në Viti

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një person, G.J., të dyshuar për veprat penale “Fajde” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ai dyshohet se gjatë fundit të vitit 2022 dhe 2023, në komunën e Vitisë, duke u marrë me aktivitet kriminal ka dhënë para me fajde në vlerë prej 4 mijë e 900 euro me qëllim që të njëjtat t’i marrë me 10 për qind kamatë nga viktima.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari G.J., gjatë fundit të vitit 2022 dhe 2023, në komunën e Vitisë, duke u marrë me aktivitet kriminal, ka dhënë para me fajde në vlerë prej 4.900 euro, me qëllim që pastaj të njëjtat ti kërkonte nga i dëmtuari M.A., me kamatë prej 10%”, thuhet në njoftim.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe dy armë pa leje.

“I njëjti dyshohet se ka kryer veprat e sipërshënuara penale dhe ndaj tij prokurori i shtetit do të kërkojë masën për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img