0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

10 muaj që u shemb/ Ende s’rregullohet rruga Mitrovicë-Prishtinë

Që nga muaji janar i këtij viti është shembur një pjesë e rrugës në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në Mazgit, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo, që nga ajo kohë nuk është investuar ende asgjë në këtë rrugë, përveç që është bërë një zgjidhje për qytetarët të dalin nga autostrada duke e mbyllur daljen e Auto-udhës A7 në drejtim të Prishtinës si dhe njëri shirit i qarkullimit drejtimi Mitrovicë-Prishtinë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në një përgjigje për IndeksOnline kanë thënë se këtë javë pritet të tenderohet projekti kryesor për Sanimin e Rrëshqitjes në Mazgit.

Kurse lidhur me palën e tretë që është thënë nga MI se është fajtore për rrëshqitjen e rrugës, tanimë është dërguar në gjykatë.

“Komisioni prfesional i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, Mjedisit dhe Infrastrukturës, ka pranuar projektin kryesor për Sanimin e Rrëshqitjes në Mazgit.

Në këtë javë pritet të tenderohet ky projekt, pasi të jenë hartuar specifikimet teknike.

Departamenti i Inspektimit përkatësisht Divizioni i Inspektimit të Infrastrukturës Rrugore pas  inspektimeve dhe konstatimeve në teren , pala është dërguar ne gjykatë.

Departamenti i Inspektimit është në pritje të vendimit nga gjykata kompetente”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij institucionit “shembja ka ndodhur për shkak të ndërhyrjës së palëve të treta duke bërë gërmimin e skarpates nga ana e poshtme e rrugës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img