0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

10 muaj burgim ndaj shtetasit serb për akuzën se sulmoi policin kufitar në Jarinjë

Gjykata Themelore në Mitrovicë, e ka dënuar me 10 muaj burgim të akuzuarin për sulm ndaj personit zyrtar, Nikolla Todoroviq, për akuzën se në muajin prill të këtij viti kishte sulmuar zyrtarin policor M.O., në pikën kufitare në Jarinjë.

Aktgjykimi ndaj Todoroviq është shpallur më 23 qershor 2023, nga gjyqtari i rastit Xhemajl Jusufi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të akuzuarit Todoroviq, i është vazhduar masa e paraburgimit, deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Ndryshe, sipas aktakuzë së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Nikolla Todoroviq thuhet se më 7 prill 2023, në hyrje të Republikës së Kosovës, saktësisht në pikën kufitare në Jarinjë, me dashje ka sulmuar zyrtarin policor – të dëmtuarin M.O., gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Kështu, i pandehuri derisa ka qenë duke e drejtuar veturën “KIA Sportage”, së bashku me familjen e tij, fillimisht ndalohet nga zyrtarët policorë për kontroll dhe i kërkohen dokumentet e identifikimit për të hyrë në Republikën e Kosovës, meqenëse tre fëmijët kishin qenë vetëm me pasaporta të Serbisë, me të cilëve nuk iu lejohet hyrja në Republikën e Kosovës, në atë moment i drejtohet të dëmtuarit me fjalë fyese duke cenuar rëndë dinjitetin e tij, “ti si shqiptar, j… veliku derzhavu” dhe “nuk ju njoh juve”.

Sipas aktakuzës, i njëjti pastaj është ftuar në zyrën e mbikëqyrësit për të nënshkruar dokumentin me të cilin i refuzohet hyrja në sistemin BMS, i njëjti refuzon ta nënshkruajë, dhe për një moment të dëmtuarin e godet me grushte në kokë dhe fytyrë, ku si pasojë e goditjeve i shkakton lëndime trupore dhe atë ndrydhje të indeve të buta, plagë shqyese në regjionin ballor të kokës, dëmtime këto të natyrës së lehtë trupore.

Me këtë, akuzohej ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402, par.4 lidhur me par.2 dhe par.1 të Kodit Penal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img