3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

10 mijë euro shpërblim për informata lidhur me sulmuesit e Kuvendit

Policia e Kosovës ofron shpërblim 10 mijë euro për cilindo që jep informacione lidhur me kryesit e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Policia thotë se është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive në rast për të zbardhur këtë sulm dhe sjelljen para drejtësisë të kryesve të këtij sulmi sa më parë që të jetë e mundur.
“Megjithatë, për identifikimin sa më të shpejt të kryesve të këtij akti kriminal, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për rastin.Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të këtij akti dhe ofron një shpërblim prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro) për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Telegrafi.

Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adrese: Tel:-080019999 ose – 192, dhe e-mail:info@kosovopolice.com
Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët, dhe policia do ta ruaj strikt të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse personat vetë, vullnetarisht deklarohen ndryshe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img