1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

10 mijë euro për regjistrimin e një personi si shtetas i Kosovës, dy të arrestuar për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës

Pas hetimeve për disa muaj, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore – Gjilan, ka zbuluar se dy persona të dyshuar përmes kryerjes së veprave penale ‘dhënie e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, kanë bërë regjistrimin e njërit nga të dyshuarit si shtetas i Republikës së Kosovës në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas njoftimit, është zbuluar se i dyshuari, shtetas i Maqedonisë, ka dhënë 10 mijë euro, me qëllim të regjistrimit.

“Në këmbim të regjistrimit të tij si shtetas i Republikës së Kosovës në Komunën e Vitisë, kishte paguar shumën prej 10000,00 (dhjetë mijë euro) përmes një të dyshuari tjetër i cili ndodhet në kërkim policor, me qëllim të regjistrimit të tij në sistemin elektronik të gjendjes civile, duke u pajisur kështu me dokumente personale si: certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim nga ana e të dyshuarit mashkull kosovar me inicialet M. D. viti i lindjes 1962.”

Lidhur me rastin, personat e dyshuar të identifikuar janë intervistuar, ku ndaj të dyshuarit të parë është iniciuar rasti ‘dhënie e ryshfetit’ si dhe i është sekuestruar letërnjoftimi i Republikës së Kosovës e po ashtu i është anuluar regjistrimi nga Drejtoria e Administratës/Sektori i Gjendjes Civile, Viti.

Ndaj të dyshuarit të dytë i cili ka kryer shërbimin e regjistrimit të kundërligjshëm të të dyshuarit të parë është iniciuar rasti ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe pas aktvendimit të prokurorit kompetent mbi ndalim, që të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img