Ditëve të fundit janë raportuar disa raste të zjarrvënieve, në lokacione të ndryshme në vendin tonë.
Kështu ndodhi edhe në Siqevë të Prishtinë, të dielën e nëntë marsit, ku një person ka raportuar se janë përfshirë nga zjarri 10 hektarë mal.
Si rezultat i denoncimit, Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitë përkatëse policore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për t’u hetuar dhe pritet të zbulohet shkaktari i zjarrit.