Pa gjumë, shëndeti juaj, edhe fizik edhe mendor, gjithashtu edhe aftësia juaj për tu fokusuar vuan. Dhe le të jemi të sinqertë, pa një sasi adekuate të pushimit, asnjëri prej nesh nuk jemi në disponim të mirë.
Ka disa mënyra të vërteta dhe të provuara për të pushuar më mirë gjatë natës, si p.sh. mos konsumimi i kafesë pas një ore të caktuar ose mbajtja e pajisjeve larg nga dhoma juaj e gjumit. Por ka gjithashtu edhe faktorë të tjerë të cilët me siguri nuk e keni pritur se pengojnë gjumin tuaj. Lexoni për të mësuar se cilët janë ata.
Mosha
Një studim i fundit zbuloi se sa më i vjetër që bëhet një person, pjesët e trurit të tij ose të saj të cilat rregullojnë gjumin fillojnë të vjetrohen, të cilat dërgojnë në pagjumësi. Kjo mund të fillojë më herët se sa mendoni: rreth të 30-tave tuaja.
Gjenetika
Nëse keni tendencë për të qëndruar zgjuar deri vonë, mund të jetë për shkak të një mutacioni të gjeneve. Shkenctarët e Universitetit Rockfeller në New York City studiuan një gjen të quajtur ‘’CRY1’’, i cili rregullon ritmet tona të gjumit. Njerëzit të cilët kanë një variacion të CRY1 kanë një cikël më të gjatë se të tjerët, duke i bërë që ata të qëndrojnë zgjuar më gjatë.
Gjinia
Studimet e fundit kanë zbuluar se gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se meshkujt për shkak të mënyrave më komplekse se si përdorin trurin e tyre gjatë gjumit. Gratë kanë tendenca të flenë 15 deri 20 minuta më gjatë se meshkujt.
Karriera
Njerëzit të cilët punojnë me ndërrime, doktorët, zjarrfikësit, baristët sigurisht që kanë orare të gjumit të cilat çrregullohen për shkak të orareve të tyre të punës. Por ka punonjës në disa industri të cilët nuk do të prisnit se kanë këtë problem. Një studim i fundit nga CDC zbuloi se grupet më të mëdha ku punonjësit kishin probleme me gjumin ishin oficerët e pajisjeve të komunikimit, punonjësit e transportit dhe punonjësit e transportit me tren.
Fundjavat
Pas një javë të gjatë dhe stresuese, sigurisht që keni tendencë të pushoni sa më shumë që është e mundur, por fjetja të Shtunën dhe të Dielen mund të çojë në çrregullim të gjumit gjatë javës për shkak të lodhjes kronike.
Qyteti juaj i lindjes
Një studim i fundit nga CDC shikoi shprehitë e gjumit të njerëzve të Shteteve të Bashkuara dhe zbuloi se vendi më i pushuar në shtet ishte South Dakota. Hawaii kishte çrregullimet më të mëdha të gjumit.
Statusi martesor
Ai studim i njëjtë nga CDC gjtihashtu shikoi edhe demografika të ndryshme për të kuptuar se si flinin njerëzit në bazë të statusit të tyre martesor. Studimi zbuloi se ata të cilët janë në lidhje flinin më mirë në krahasim me beqarët. 67 përqind e njerëzve të martuar flinin shtatë orë ose më shumë krahasuar me 62 përqindëshin e njerëzve të cilët nuk ishin të martuar dhe 56 përqind e atyre të cilët ishin të divorcuar.
Arsimimi
CDC gjithashtu identifikoi se ‘’ata të cilët flinin më së miri kishin një shkallë kolegji’’ në 71.5 përqind. Kështu që nëse e shihni veten duke u rrotulluar gjatë natës, ndoshta duhet të merrni në konsideratë ndjeken e një shkalle më të lartë arsimimi.
Zgjedhja juaj e pastës së dhëmbëve ose e çajit
Peperminti është mënyra më e zakonshme për t’ju mbajtur të zgjuar dhe vigjilentë, e dëshmuar nga një studim i bërë nga Universiteti Wheeling Jesuit në West Virginia në vitin 2011. Nëse po ndjeheni të lodhur dhe duhet të përfundoni një detyrë, çaji me pepermint mund të jetë një zgjedhje e dobishme për t’ju ndihmuar, por nëse dëshironi një pije qetësuese para gjumit, provoni diçka tjetër. Vetëm shmangni citrusin, i cili ka efekte të ngjajshme me pepermintin. Dhe lani dhëmbët më herët në mbrëmje.
Hëna e plotë
Po, me të vërtetë. Një studim i vitit 2016 zbuloi se orari i gjumit të fëmijëve u pengua nga fazat e hënës.