Site icon PrishtinaPress

10 gjërat që askush s’ua thotë për martesën

1. Do të shikoni partnerin dhe do të pyesni veten kaq ishte? Përgjithmonë?

Kur martohesh, mendon se për sa kohë ke gjetur djalin e duhur, shpirtin binjak, do të jeni përgjithmonë të lumtur derisa vdekja t’ju ndajë. Pastaj zgjohesh një ditë dhe kupton se pavarësisht sesa i mirë mund të jetë ai, nuk arrin të të bëjë të lumtur çdo çast të çdo dite. Madje do të ketë ditë të tilla që do të mendoni përse nxituat të martoheshit kaq shpejt. Do të mendoni me vete se kjo nuk ishte ajo për të cilën firmosët. Por në fakt, kjo është martesa. Ditët mund ta bëjnë të vështirë, mund ta bëjnë monotone, mund ta bëjnë të lumtur ose të trishtë, megjithatë ju mbeteni të njëjtë. Përditshmëria i tregon njerëzit dhe të metat e marrëdhënieve të vërteta. Është normale ta keni menduar martesën me më shumë aksion, por me kalimin e kohës gjërat normalizohen dhe jeta merr rrugën e saj të qetë.

2. Do të “punoni” më shumë sesa e kishit imagjinuar

Në shprehjet popullore njerëzit thonë se martesa do punë, nga vetë shprehja bëhet fjalë për durim dhe falje. Dy njerëz që kanë vendosur të jetojnë përgjithmonë bashkë, kanë nevojë për rritje të vazhdueshme mendore, emocionale dhe shpirtërore. “Puna” e vërtetë e martesës është gjetja e një rruge që të përfshini njëri-tjetrin në procesin e zhvillimit tuaj.

3. Do t’ju duhet ndonjëherë të flini të nevrikosur (dhe të zgjoheni edhe më të nevrikosur)

Premtimi që i japin të porsamartuarit njëri-tjetrit që kurrë nuk do të lënë të nxehur, nuk e ka shumë të gjatë. Nëse bisedat për një temë zgjaten e stërzgjaten me akuzime, deklarata dhe fjalë të pamenduara, gjëja më e mirë për të bërë është të flini, ndonëse me shumë nerva apo me mungesë qetësie. U ndodh të gjitha çifteve të martuara, por është diçka që nuk të paralajmërojnë kur vendos të martohesh. Taktika “puthje dhe pajtim” nuk vlen gjithnjë kur bëhet fjalë për diçka të vazhdueshme siç është martesa, njerëzve u pëlqen të vendosin kufijtë e tyre.

4. Ndodh të ndërpriten marrëdhëniet seksuale për një periudhë kohe

Kur nënshkruhet martesa, në njëfarë mënyre nënshkruhet edhe fillimi ose vazhdimi i lidhjes seksuale, por ndonjëherë martesa vazhdon edhe pa seks për disa kohë. Shumë çifte e perceptojnë këtë si diçka normale, pavarësisht se të pamartuarve nuk u shkon shpesh në mendje diçka e tillë. Periudhat e mungesës së seksit nuk janë ndonjë habi e madhe dhe jo gjithmonë tregojnë se marrëdhënia po zbehet. Thjesht mund të jenë disa javë të papërshtatshme për krijimin e këtij lloj intimiteti. Rëndësi ka që martesa dhe jeta në çift vazhdon nëpërmjet gjesteve më të vogla si puthjet apo përqafimet.

5. Jo gjithmonë del mendja e njërit, rëndësi ka të gjeni rrugën e përbashkët

Zënkat në çift ndonjëherë përfundojnë në kokëfortësi për monopolin e së drejtës, por martesa nuk ka të bëjë me faktin se kush ka të drejtë, përkundrazi duhen gjetur rrugë që të keni të dy të drejtë. Të qenët mendje “bardhezi” në lidhjen martesore është diçka e papërshtatshme që domosdoshmërisht kërkon ndryshim. Kompromisi dhe durimi janë rruga e duhur e të pasurit një martesë të shëndetshme.

6. Martesat e shkëlqyera kanë konflikte, por nuk dorëzohen

Është e përhapur klisheja që një martesë e shkëlqyer është ajo ku grindjet mungojnë dhe çifti është gjithnjë në paqe. Megjithatë kjo nuk është e vërtetë dhe nuk mund të funksionojë në jetën e vërtetë. Martesat e arta janë ato ku çifti vazhdon të përpiqet derisa gjen të mesmen e artë, ku martesa funksion pa probleme dhe në mënyrë të rrjedhshme. “Varrosja” e hidhërimeve të vogla për hir të mos ekzistencës së grindjeve, mund të sjellë më shumë probleme sesa të mira.

7. Nuk mund ta ndryshoni tjetrin, vetëm veten

Martesa ndonjëherë duket si rruga e duhur për të përshtatur dikë sipas shijeve tuaja. Kjo nuk është e vërtetë. E vetmja gjë që mund të ndryshoni gjatë martesës, është vetja. Vetëm përpjekja për të ndryshuar dikë kërkon shumë energji dhe nerva, të cilat mund t’i kishit përdorur më mirë në pranimin e këtij njeriu dhe në ndryshimin e vetes. Nëse po mendoni se do ta ndryshoni partnerin që keni në krah pas martesës, atëherë e keni gabim. Do të jetë një përpjekje e kotë dhe humbje kohe.

8. Do të zbuloni fortësinë tuaj me kalimin e frikës dhe pasigurive

Njeriu nuk e di fuqinë e tij të vërtetë. Edhe ata që e perceptojnë veten si të dobët, me kalimin e disa rasteve të dhimbshme, fillojnë të forcohen. E anasjella nuk përjashtohet. Martesa është sfida në jetën e dikujt, është përpjekja e vazhdueshme për të ndryshuar dhe për të mbetur të njëjtët. Ajo që ju duhet për të përballuar me sukses gjithçka që mund t’ju ndodhë është të mbështeteni te njëri-tjetri, të punoni si një skuadër dhe të jeni njëkohësisht dy bashkëshortë të mirë, por edhe dy miq të mrekullueshëm.

 

Exit mobile version