Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka rikujtuar se kanë kaluar 10 ditë që kur tre policët kosovar u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës, nga serbët.
Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.
Përmes një postimi në Twitter tha se rrëmbimi i tyre është dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit ndaj fqinjëve.
“Kanë kaluar 10 ditë që kur 3 policë të Kosovës janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga regjimi i Serbisë. Vuçiq duhet t’i lirojë urgjentisht dhe pa kushte’’ tha Vela.