0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

10 deri në 20 vjet për marrëveshjen Kosovë –Serbi? Reagon Brukseli

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE’së ka thënë se mosarritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë, në vitin 2019, siç parashihet me strategjinë për Ballkanin Perëndimor, nuk përbën mossukses.

Zyrtarja e BE’së duke komentuar deklaratet e Vuçiq, i cili tha në Mitrovicë se nuk ka ndonjë zgjidhje në horizont dhe se shpreson që marrëveshja do të arrihet në 10 deri 20 vjetët e ardhshme, ka thënë se nuk është mossukses nëse s’ka marrëveshje vitin e ardhshëm.

Ajo nuk ka përmendur ndonjë afat kur dy palët mund të arrijnë marrëveshje.

“Pajtimi,normalizimi dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinë mund të ndodhin nëse tejkalohen poliitkat e së kaluarës që kanë sjellë dhimbje në Ballkanin Perëndimor” ka thënë ajo.

Kocijancic ka refuzuar ta quaj dështim faktin që Vucic dhe Thaci nuk u takuan të premten që shkoi në Bruksel.

“Mbesin cështje të hapura. E kemi thënë qartë se cilat janë parametrat në kontekst të negociatave, kështu që po punojmë për marrëveshje që do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare realistte dhe të pranueshme për të dyja palët” ka thënë Kocijancic.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img