3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

1 vjetori i planit “pa njohje formale”, Kurti thirrje SHBA’së e BE’së që t’i kerkojnë Serbisë ta zbatojë atë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pak dit para takimit të nivelit të lartë në Bruksel po kërkon nga faktori ndërkombëtar, konkretisht Bashkimi Evropian, SHBA dhe aleatët e tjerë që ta nxisin Serbinë për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit, plotësisht dhe pakushte.

Kjo kërkesë e Kurtit për zbatimin e kësaj marrëveshje vjen pas pranimit publik që ka bërë numri dy i Qeverisë së tij, Besnik Bislimi, se Kosova ka bërë një lëshim të madh, duke hequr dorë nga njohja formale.

Kurti ka thënë se Serbia kishte rënë dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, port ani po kërkon ta minojë marrëveshjen.

“Një vit më parë, lidershipi i BE-së në bashkëpunim me Gjermaninë dhe Francën na prezantuan një projekt-traktat për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi. Serbia ra dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani po kërkon ta minojë atë. BE, SHBA dhe aleatët e tjerë duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e saj të traktatit, plotësisht dhe pa kushte”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img