1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“1 Qershori nuk ka si të mos fillojë me fëmijë”, Jahjaga viziton shkollën Finlandeze dhe publikon ca foto të ëmbla

Sot festohet dita ndërkombëtare e fëmijëve. Për këtë, ish-presidentja Atifete Jahjaga ka uruar fëmijët, teksa ka publikuar disa fotografi të ëmbla me ta, përgjatë një vizite në shkollën Finladneze në Kosovë.

Sipas saj, 1 Qershori nuk ka si të mos fillojë me fëmijë, transmeton Paparaci.

“Për të shënuar këtë ditë isha në Shkollën Finlandeze në Kosovë dhe u takova me disa nga fëmijët e kësaj shkolle. Pasi që Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, ne biseduam edhe për të drejtat e tyre dhe mënyrën se si ata e mendojnë një botë të mirë, ku secili fëmijë është i barabartë me njëri-tjetrin”,.shkroi ajo në Facebook.

“Fëmijët shfrytëzuan prezencën time për të më sfiduar me pyetje nga më të ndryshme, të tilla të cilat vetëm një fëmijë mund t’i bëjë, nga ato nëse kam një zemër të mirë, cili vend më pëlqen më shumë, lojërat e mija të preferuara e çdo gjë të kësaj natyre të cilat si kisha paramenduar të më bëhen ndonjëherë. Unë u kënaqa pranë fëmijëve sot, dhe uroj që gjithë fëmijët kudo që janë të shijojnë ditën e tyre duke qenë të plotësuar e të lumtur në çdo aspekt”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img