Lëvizja Vetëvendosje, qendra Prishtinë, ia ka uruar Përparim Ramës 1 prillin, ‘Ditën e Rrenave’.
Në një postim të bërë në faqen zyrtare në Facebook, VV i ka dëshiruar më shumë punë Ramës, e më pak gënjeshtra për qytetarët e Prishtinës.
“Këto dy vite e gjysmë qeverisje në Kryeqytet na kanë dëshmuar se Përparimi është personifikimi më i mirë i mundshëm i 1 Prillit”, kanë shkruar tutje në postim, derisa kanë publikuar edhe disa fotografi, për të cilat thonë se janë premtimet e kryetarit Rama, të cilat nuk i ka mbajtur.
Postimi i plotë:
“Kryetar Rama, urime 1 Prilli”
Sot është 1 Prilli, apo siç njihet ndryshe “Dita e Rrenave”. Shfrytëzojmë rastin në këtë ditë të urojmë kryetarin Përparim Rama, duke i dëshiruar më shumë punë e më pak gënjeshtra për qytetarët e Prishtinës në pjesën e mbetur të mandatit.
Këto dy vite e gjysmë qeverisje në Kryeqytet na kanë dëshmuar se Përparimi është personifikimi më i mirë i mundshëm i 1 Prillit.
Më poshtë mund ti shihni disa premtime të cilat, me keqardhje e themi, u dëshmua që janë gënjeshtra.