Pritjet për të dalë nga pikat kufitare të Kosovës po vijojnë deri në 1 orë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare në Muçibabë po pritet deri në 1 orë, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq në pikat tjera kufitare nuk ka dhe aq fluks të madh të pritjeve.
Nga ana tjetër, për të hyrë në Kosovë, pritjet më të gjata janë deri në 10 minuta.