Site icon PrishtinaPress

1 muaj paraburgim për vëllain e Gazmend Gjyshincës dhe dy të tjerëve për sulm ndaj policit

Gjatë së martës në qytetin e Vushtrrisë ka ndodhur një përplasje ndërmjet zyrtarëve policorë e disa qytetarëve.

Në këtë përleshje u përfshi edhe Berat Gjyshinca, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes bashkë me dy persona të tjerë, shkruan lajmi.net.

Njëri nga ta madje dyshohet ta ketë sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke ia thyer madje edhe gishtin.

Të tre të dyshuarit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, kurse gjatë ditës së sotme Gjykata ka marrë vendim për caktimin e një muaji paraburgim ndaj tyre.

Exit mobile version