1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

1 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë në 3 muaj

Turizmi e ka nisur vitin me “këmbë të mbarë” dhe shifrat po paralajmërojnë një sezon edhe më të mirë se ai i shkuari.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 3 muajt e parë të vitit, në vend hynë mbi 1 milionë të huaj nga rreth 670 mijë në po të njëjtin hark kohor të 2022-shit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se pjesa më e madhe e tyre erdhën nga vendet europiane, ndjekur nga Amerika dhe Azia Lindore.

Spanja ka konfirmuar shifra më të larta duke nisur edhe turizmin e organizuar, teksa Italia ka një rritje të interesit për vizitorët individual. Edhe nga Polonia që është kryesore për turizmin e organizuar në vend ka një rritje të rezervimeve në raport me kontratat paraprake me garanci.

Pjesa më e madhe tyre, mbi 993 mijë ka deklaruar se ka hyrë në Shqipëri për pushime ose për të vizituar të afërm. Hyrje në rritje ka pasur edhe nga të huajt që e përdorin Shqipërinë si vend trasit, ndjekur nga ata për qëllime biznesi, trajtime shëndetësore apo fetare.

Nga ana tjetër, në rritje kanë rezultuar edhe daljet e shtetasve shqiptarë në harkun e muajve janar-mars. Nga të dhënat rezulton se drejt vendeve të rajonit, Europës apo në Amerikë janë larguar gati 1.4 milionë shqiptarë, shifër kjo e rritur me mbi 32 për qind në krahasim me një vit më parë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img