Site icon PrishtinaPress

“1 milion import të rrymës në ditë”, zyrtari i LDK-së dyshon se Blloku A5 u la me qëllim jashtë funksionit

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, thotë se Kosova ka paguar rreth 1 milion euro import të energjisë elektrike në ditë, për shkak se Blloku A5 i Termocetralit Kosova A është jashtë funksionit që nëntë muaj.

Ai thotë se Blloku A5, që është jashtë funksionit, mbulon 13 për qind të konsumit të energjisë elektrike në Kosovë.

“Blloku A5 i Termocentralit Kosova A prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13% të asaj që i nevojitet Kosovës. Mirëpo, ky bllok është lënë jashtë funksioni qe 9 muaj me radhë”. “Për çdo ditë që kemi blerë energji elektrike për të mbushur zbrazëtirën që do të mund ta mbulonte blloku A5, Kosova ka paguar rreth 1 milion euro import ditor”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Sipas tij, nëse nuk do të zvarritej funksionalizimi i këtij blloku, nuk do të rriteshin tarifat e rrymës, që janë rritur nga muaji prill.

“Nëse nuk do të ishte zvarritur remonti i këtij blloku e do të ishte menaxhuar si duhet, nuk do të kishte pasë nevojë për këtë ngritje të çmimit prej 15%”.

Zyrtari i LDK-së thotë se kjo zvarritje mund të jetë e qëllimshme dhe t’i konvenojë asaj që ai e quan “mafi energjetike” e që, sipas tij, ka në krye Ambasadorin e Kosovës në Zagreb, Martin Berishajn.

“E krejt kjo situatë e krijuar me mungesën e vullnetit për të investuar në kapacitete të prodhimit duket të jetë e qëllimshme dhe mund ti konvenojë vetëm mafisë energjetike ne krye me Martin Berishaj, për tu shndërruar në bankomat për Kryeministrin!”, shkruan ai. /PrishtinaPress/

Fotografi e postuar nga Visar Azemi/Facebook
Exit mobile version